Dienstag, 20. Oktober 2015

Fillon emisioni "Zëri i Çamërisë në Radio Zëri i Arbërit"

  • Emisioni ynë i ri “Zëri i Çamërisë në Radio Zëri i Arbërit” do të filloj të transmetohet ditën e shtunë më 24. 10. 2015 në orën 20:15.

         Informojmë botën shqiptare dhe dëgjuesit tanë të cilët na përkrahën dhe çmuan punën tonë tashmë në dekadën e dytë të punës mesa vijon: Radio "Zëri i Arbërit" bënë edhe një hap përpara. Nga data 24 tetor 2015 do të filloj emitimin e programit me të ri ZËRI I ÇAMËRISË në Radio "Zëri i Arbërit". 
         Ideator, realizator dhe autor i progamit është miku veprimtar, krijuesi, gazetari e bublicisti,   z. Haxhi Muhaxheri. 
         Redaksia e Radio "Zëri i Arbërit" e falënderon publikisht mikun Haxhi Muhaxheri për mundin dhe kontributin e pakursyer në realizimin e këtij emisioni të ri për radion tonë dhe tuaj

Imri Trena, kryeredaktor

KUR HESHT ZËRI I ARBËRIT

Poezi nga Haxhi Muhaxheri

Kur hesht Zëri i Arbërit
Dëgjoj veç krrokama
E shurdhër më bëhet bota
Dhe ëndërrat më treten

O Zot
Qiellit fluturojnë sorrëzezat
E dritën duan ta vërbojnë

Kur hesht Zëri i Arbërit
Trazohen edhe valët e detit
Qajnë yjet Lisat Plisat
E dielli e humb ngrohtësinë

Bobo
Tevona zgjohen Orët e Liga
E qoftëlargu heq valle

03. 09. 2015 - 22:00 h