Stafi


IMRI TRENA

        Imri Trena, u lind më 11.8.1961 në fshatin Begrace të Kacanikut. Në vitin 1965 familja e tij u shperngul në fshtatin Gerlice të Ferizajt. Shkollen fillore kreu në Kacanik të vjetër, të mesmen në Ferizaj, ndersa u diplomua ne Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Një kohë punoi në arsim në fshatrat Doganaj Elezaj te Kacanikut si dhe në barnatoren bujqësore "Fitofarma" në Ferizaj. Ka bashkëpunuar me të gjitha gazetat dhe revistat letrare shqipe në Kosovë e Maqedoni.
        Vite me radhë dha kontribut të cmuar edhe në Radio Prishtinë, Radio Ferizaj, Radio Gjilan, ( në programet informative e kulturore ) si dhe në Radiostacionin privat Radio Vati në Shkup. Në vitin 1999 bashkë me familje migroi në Norvegji, ku jeton dhe vepron tashmë.
        Me vetiniciativë, më vitin 2001, themeloi Radiostacionin Regjional "Zërin e Arbërit", medium ky tjejet i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në Oslo e rrethinë. Eshtë kryeredaktor i kësaj radioje që nga fillimi i punës, më 2 korrik 2001, si dhe arsimtar i Shkollës Shqipe në Oslo të Norvegjisë, që nga viti 2000. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2005.

Deri me tash ka botuar këto vepra:

  • "Buzëqeshja e tretur" (1996)
  • "Andej   është Kosova" (2004)
  • "Plagë në zemër" ( 1998)
  • "Rruga e hidhur" (2007)
  • "Shtegtimi i shqipeve" (1999)
  • "Dhembje e lot" (2007)
  • "Prapa grilave" (2001)
  • "Në Kampin Bjornebek" (2008)
  • "Kosova ime e madhe" (2002)
  • "Aromë manushaqeje" (2008)
  • "Netët e bardha" (2012)
  • "Migrimet e para të shqiptarëve në Norvegji" (2012)
  • "Rruga për në Vlorë"  (2013



MAJLINDË TRENA-JASHARI

        Majlindë Trena - Jashari, u  lind  më 18 Maj të vitit 1985 në fshatin Gërlicë, (Gurëz), komuna e Ferizajt. Shkollën filloree kreu me sukses të shkëlqyeshëm në fshatin Komogllavë pa asnjë mungesë edhepse udhëtoi nga 14 kilometra për çdo ditë. Ishte  ndër  nxënëset  më të mira në shkollë e njohur për njëra ndër vatrat me kolektiv më të vyeshëm në tërë Kosovën Valet e pameshirshme te jetes e perplasen ne Norvegji ku jeton dhe vepron që nga viti 1999-të.
        Në Ås kreu shkollimin e mesën dhe në Ski, drejtimi për ekonomi dhe biznes e më pastaj shkollën e lartë për teknike të medicinës. Për momentin punon si teknike në një klinikë dentare në qytetin Ski. Majlinda Trena merret edhe me shkrime, ajo tashmë ka nxjerrur në dritë veprën e parë me titull "Larg Atdheut" në vitin 2007 nga shtëpia botuese "Doruntina".
        Majlinda një kontribut të pashterrshëm i dha radio Zërit të Arbërit dhe radiostacionit regjional Radio Follo në gjuhën norvegjeza me mijëra programe të realizuara gjatë këtyre viteve. Ishte dhe mbetet realizatore e parë e që të dy mediave, por jo vetëm kaq? Majlinda ka udhëhequr dhe realizuar vetë njëkohësisht qindra programe në gjuhën norvegjeze dhe gëzon tek stafi i kësaj radioje një rrespekt të vecantë. Edhe redaksia e programit shqip i uron shëndet e suksese dhe e falënderon për mundin dhe kontributin e saj të pakursyer që e filloi si adoleshente në këtë medium. Eshte autore e pare e emisionit "Top Lista" i cili emision vazhdon te emitohet ende ne valet e Radio Zeri i Arberit.
 
 
 


 
SHEMSIE TRENA 

        U lind me 16.07.1964 në fshatin Komogllavë të Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen drejtimi i Biologji në Ferizaj. Dy vite studjoi në Fakultetin e Bujqesise në Prishtinë.
        Me 30 maj të vitit 1999 migroi në Norvegji bashkë me familje ku jeton dhe vepron edhe sot. Punon si mesuese e gjuhes shqipe dhe asistente e nxenesve norvegjez në shkollën fillore të qytetit
 Vestby.
        Prej ditës së parë të themelimit të Radio Zerit të Arberit, nuk iu nda bashkëshortit Imriut në përgatitjen e programeve. Nga 28 Nëntori i vitit 2010 filloi punën edhe si moderatore e disa programeve si:"Mikrofoni i dëshirave tuaja", "Femra shqiptare ndërvite"... Është edhe realizatore e moderatore edhe e emisionit "Top lista e radios".





LIRIDON TRENA

        Liridon Trena eshte eshte i lindur me 18.07.1986 ne fshatin Gurez te Ferizajt. Ai eshte realizator teknik i Radio Zerit te Arberit dhe i Radio Follos qe nga themelimi i Radios.








Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen